Rozë

“Kim Kardashian fillon kërkimet për të gjetur një partner të ri pas ndarjes me Kanye West”

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 19 April 2023

Kim Kardashian është gati për një marrëdhënie të re. Të paktën, kështu thonë burimet pranë yllit të Reality Show, të cilët thonë për mediat rozë se në këtë moment ajo ndihet shumë mirë dhe e ka shumë të lartë besimin tek vetvetja.

42-vjeçarja nuk është në një marrëdhënie dashurie që prej Gushtit të vitit të kaluar, kur i dha fund lidhjes me komedianin Pit Dejvidsën, që është 13 vite më i ri se ajo.

Arsyeja pse u ndanë ishte se Kim Kardashian nuk ishte gati t’ia plotësonte atij kërkesën që të zhvendoseshin në Nju Jork për të jetuar sëbashku. Kim citohet të ketë thënë se ka një ritëm më të ngadaltë të të bërit të gjërave, pasi mendon edhe për 4 fëmijët e saj, që i ka me ish-bashkëshortin Keni Uest.

-Advertisement-

Me reperin e famshëm u divorcua zyrtarisht në fillim të vitit të kaluar, pasi marrëdhënia e tyre kishte nisur të çalonte muaj më herët. Aktualisht, Keni Uest ka lidhur një martesë jo detyruese me arkitekten 29-vjeçare Bianka Censori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera