Rozë

Rita Ora intervistë me median britanike, u kujton njerëzve si erdhi në Angli si refugjate

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 17 April 2023

Rita Ora ka diskutuar përvojat e saj si refugjate dhe rëndësinë e historive pozitive të refugjatëve, në një intervistë ekskluzive në Big Issue, në të cilën ajo dhe DJ/producenti Norman ‘Fatboy Slim’ Cook, kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e tyre të ri, Praising You.

“Në këtë pikë të karrierës sime , unë kam qenë në muzikë më shumë se 10 vite dhe ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim”, tha Ora duke theksuar se vjen nga një vend i tretë i botës si refugjate për të realizuar ëndrrat e saj.

Ora theksoi rëndësinë e mundësive që i janë dhënë: Nëse nuk do të kisha mundësi të transferohesha në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të isha në gjendje të ulesha këtu dhe të flisja me (Norman Cook), një nga heronjtë e mi. I them vetes çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohës. E di që e meritoj sepse punoj shumë. Por ka shumë fëmijë si unë, prej nga jam, për të cilët nuk ndodh kështu.

-Advertisement-

Rita komentoi më tej gjendjen e emigracionit në Britani dhe tha: Është tepër e vështirë të mos lëkundet, kur sheh gjëra që shkruhen çdo ditë. Por duhet të mbani mend se ka shumë njerëz që mund të dëgjoni ose që shikoni në TV që kanë rrënjë emigrante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera