Ekonomi

Hoti: Asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi qeveria e ‘punësimit dhe drejtësisë’

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 17 April 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë pjesës së parë të mandatit të Qeverisë Kurti, nuk ka bërë punë efektive sa i përket punësimit, uljes së inflacionit apo rritjes së ekonomisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një statusi në “Facebook”, ka shkruar se viti që kaloi u përshkua me mungesë të qeverisjes efektive derisa sipas tij një parashikim i tillë shihet edhe për vitin 2023.

“Kaloi gjysma e mandatit qeverisës dhe asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi qeveria e “punësimit dhe drejtësisë”. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efektive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023 po ashtu nuk është më i mirë. 1. Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 për qind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 për qind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 për qind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka thënë se bilanci bankar i qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë për arsye se ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale.

“Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni”, ka shkruar ndër të tjera Hoti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera