Lajme

Sikurse javën e kaluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në seancë të mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 17 April 2023

Është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Vazhdimi i seancës ka nisur me pyetjet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, teksa seanca ka kaluar në private.

Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë dhe seancat kanë qenë të mbyllura për publikun.

-Advertisement-

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Nis paraqitja e provave të reja kundër ish-krerëve të UÇK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera