Lajme

Kosova propozon ambasadorin Agron Bajrami të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 13 April 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se data 18 prill është afati për caktimin e grupit të përbashkët monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera, ai tha se më e mira do të ishte që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të mos jenë pjesë e këtij grupi punues, por të zgjedhen përfaqësues të veçantë.

Për këtë arsye, thotë Bislimi, Kosova e ka propozuar ambasadorin Agron Bajrami, si përfaqësues të palës kosovare.

-Advertisement-

“Kemi dërgu nominimin tonë për këtë pozicion, dhe presim që para takimit të radhës, që BE ta vendos strukturën menaxhuese të grupit të përbashkët monitorues. Pala Kosovare e ka emrin e vet të personit. E kemi nominuar ambasadorin Agron Bajramin, i cili është i informuar, i përfshirë, dhe i ka kapacitetet dhe shkathtësitë humane që ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme në atë grup punues”, ka thënë Bislimi për Zërin e Amerikës.

Mirëpo, sipas Bislimit, pala serbe është shprehur kundër idesë për të zgjedhur përfaqësues tjerë, dhe beson se kryenegociatorët duhet të jenë pjesë e këtij grupi.

Kosova u dakordua për marrëveshje me Serbinë më 18 mars, në Ohër. Dialogu po zhvillohet me bazë propozimin evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera