Rozë

Nita tregon arsyen pse e ndërpreu agjërimin në shtëpinë e BBVA

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 13 April 2023

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në formatin e shumë shikuar Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

-Advertisement-

Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtarja e hitit “Histori” tha se u sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme – duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.

Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.

Nita ka mbi 100 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe përgjatë gjithë kësaj kohe është shquar për maturinë, edukatën familjare që ka treguar dhe reagimet e saj të qeta dhe asnjëherë ofenduese.

Nga opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, Nita u cilësua si “Shotë Galica” e shtëpisë gjatë një spektakli, gjersa opinionsti tjetër Arbër Hajdari, tha se ajo e ka bërë plotësisht krenare Kosovën. /Telegrafi/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy