Ende s’është caktuar data për takimin Kurti -Vuçiq, palët në pritje të ftesës nga Borell

Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 09 April 2023
Është raportuar se më 20 prill do të ketë takim të nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Por drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë gjatë një interviste për Blicin serb se ende nuk ështa caktuar datë për takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Bashkimi Evropian është mikpritësi dhe ata i përgjigjen ftesave të tyre.
“Tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, ata janë mikpritësit e të gjitha atyre takimeve në Bruksel. Ata dërgojnë një ftesë zyrtare, ne i përgjigjemi. Natyrisht, është e nevojshme të bien dakord për të gjitha kushtet e Lajçakut dhe Borrellit, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e lartë. Nga ana tjetër, Vuçiq dhe Kurti. Kur të arrihet gjithçka, pres që në periudhën e ardhshme të vijë një ftesë e re për një takim të nivelit të lartë. Ne do t’ju njoftojmë si gjithmonë, kur kjo të ndodhë”, ka thënë Petkoviq, të dielën.
Javën e kaluar ishte zhvilluar një takim i nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ka pasur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk është nënshkruar.
Tani bashkësia ndërkombëtare po kërkon që marrëveshja të zbatohet dhe për këtë janë paralajmëruar takime të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atij teknik. /

Të tjera
-
Zelensky i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në: Atë që ndodhi në Shtëpi të Bardhë duhet ta rregullojmë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është për ta ardhur keq ...
-
Përgjigje ndaj spekulimeve të Xhafer Tahirit
Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri, ka shpërndarë në profilin e ti...
-
Osmani mohon të jetë përjashtuar nga LDK: Partia është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare, askush s’mund ta përjashtoj askënd
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Komunale “Termokos”, Fisnik Osmani ka mohuar ...
-
LDK në Gjilan i reagon Kurtit: Alban Hyseni ka paguar punëtorë në një çerdhe pa filluar punën
LDK në Gjilan i ka reaguar kryeministrit Kurti që sot vuri gurthemelin e një ...
-
Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit
Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund l...
-
Syla, Kurtit: Shko Albin, se askush nuk është mbi ligjin
Gazetari Valon Syla ka kthyer përmbys kërkesën e Albin Kurtit që dikur ia dre...
-
Veliaj: Celularët i ka Olsi, bashkë me lodrat e fëmijëve dhe ish-makinën e vjehrrit; Cilat prova do prish unë?
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një tjetër reagim nga qelia është...
-
Policia për personin që e grisi Kuranin: Ka të kaluar kriminale, vuan nga një sëmundje psikike
Sot në Prizren është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka grisur Kurani...
-
Konservatorët e Gjermanisë dhe SPD takohen për bisedime mbi koalicionin
Konservatorët gjermanë dhe socialdemokratët (SPD) zhvilluan të martën bisedim...
-
Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit
Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund l...
-
Nesër nis Epopeja e UÇK’së, Haradinaj shkon për homazhe në Prekaz
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të shkojë në Prekaz për homazhe...
-
Në QNR u vjen radha votave me kusht, KQZ pret që numërimi i stërzgjatur të përfundojë nesër
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se presin që nesër të përfundojë p...