Lajme

Platforma e vetme ku publikohen tenderët shtetërorë, KRPP jashtë funksionit

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 04 March 2025

Faqja zyrtare e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) , e vetmja platformë ku publikohen tenderët shtetërorë ka dalë jashtë funksionit pa asnjë paralajmërim apo sqarim zyrtar.

Përpjekjet për t’u qasur në faqen zyrtare të KRPP-së kanë rezultuar të kota, shkruan Gazeta Infokus.

Qasja në këtë faqe është e pamundur, duke lënë në errësirë të plotë kompanitë, institucionet dhe qytetarët që mbështeten në të për informacionet rreth kontratave publike.

-Advertisement-

Derisa në linkun e kësaj faqeje thuhet se është duke u punuar në të deri më tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar mbi këtë ndërprerje të papritur të faqes së KRPP-së. /Gazeta Infokus

 

 

 

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy