Dominimi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Struga për të shkruar historinë
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 07 April 2023
Kampionati në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit ka pësuar një rritje të dukshme, me skuadrat që po bëjnë mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Por, ato që i japin tonusin këtij kampionati janë ekipet shqiptare. Struga, Shkëndija dhe Shkupi po dominojnë futbollin maqedonas.
Struga kryeson kampionatin, ndërkohë që të enjten arriti për herë të parë në histori të shkojë në finalen e Kupës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, do të ketë shtatë “finale” në kampionat dhe finalen e Kupës për të tentuar dy trofe në këtë edicion.
Kjo do të ishte historike, pasi në palmaresin e ekipit strugan mungojnë trofetë. Tetë ndeshje si tetë finale për Strugën në një sezon fantastik ku mund të shkruhet historia.
Në anën tjetër, Shkëndija dhe Shkupi janë ekipet që në vitet e fundit kanë dominuar futbollin maqedonas, ndërsa në arenën ndërkombëtare kanë tentuar shpesh të arrijnë në fazën e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s.
Shkupi u eliminua nga Ballkani në fazën play-off të Conference League edicionin e shkuar, ndërsa Shkëndija është ndalur në tre raste në play-off të Europa League. Në dy sezonet e fundit, kuqezinjtë u eliminuan në raundin e tretë të eliminatoreve të Europa league dhe Conference league.
Tetovarët u eliminuan nga Makedonija GP në gjysmëfinalen e Kupës vetëm pas 11-metërshave, duke mos e kthyer finalen e madhe në një garë totalisht shqiptare.
Titulli është gati e sigurt se do të përfundojë në duart e një skuadre shqiptare. Struga kryeson me 5 pikë mbi Shkëndijën dhe 7 më shumë se Shkupi.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































