Emery, traneri që mund të rikthejë ëndrrën Europë te Aston Villa
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 06 April 2023
Aston Villa po kalon një moment shumë të mirë, me skuadrën që në mesjavë siguroi suksesin e tretë radhazi në kampionat, me triumfin ndaj Leicester dhe tani në horizont është shfaqur Europa.
Strategu i kësaj forme është trajneri Unai Emery, me 51-vjeçarin i cili mori drejtim e skuadrës më 1 nëntor të vitit të kaluar, në kohën kur klubi pak më parë kishte shkarkuar trajnerin Steven Gerrard.
Në momentin kur ish-trajneri i Sevilla-s, Emery mori drejtimin e Aston Villa-s, skuadra gjendej në vendin e 16 me 12 pikë pas 13 ndeshjesh, ndërsa tashmë, kur janë luajtur 29 javë Aston Villa qëndron në vendin e shtatë me 44 pikë, shumë pranë Europës.
Një ecuri fantastike që nisi me suksesin e 6 nëntorit ndaj Manchester United dhe mjafton të theksohet se edicionin e kaluar në Premier League, Aston Villa koleksionoi 45 pikë, pra në këtë sezon skuadra ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.
Unai Emery ka rikthyer besimin te skuadra, drejtuesit, por edhe te tifozët të cilët tani shpresojnë edhe te Europa, me Aston Villa-n që nuk luan në kupat e Europës që nga sezoni 2010-2011.
Spanjolli deri më tani numëron 18 ndeshje në drejtimin e skuadrës, duke koleksionuar 10 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në të gjitha kompeticionet, me një mesatare shumë të mirë edhe ne aspektin personal sa i përket fitoreve, momentalisht 55.5%.
Pas një pune shumë të mirë, të bërë ndoshta deri diku në heshtje dhe pa shumë zhurmë, tani tre herë fituesi i Europa League me Sevilla, sheh përpara sprintin final të sezonit, sepse ne pjesën e mbetur të kampionatit, Emery dhe Aston Villa do të masin forcat me skuadrat rivale sa përket zonës Europiane dhe gjithçka do të varet nga 9 javët e ardhshme.

T� tjera
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...





























