Ish-diplomati amerikan thotë se Gjykata Speciale ka ndryshuar mandatin, ka harruar raportin e Dick Marty-t
Autori: Gazeta inFokus
19:02 | 05 April 2023
Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka thënë se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të fiksuar me procedurat gjyqësore kundër Donald Trump, një tjetër president dhe bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm po gjykohet në Hagë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Serwer ka thënë se ekziston një fije e përbashkët mes këtyre dyve: Jack Smith. Ai ka shtuar se Smith ishte prokuror në Hagë përpara se të merrte pozicionin e tij në Uashington për të kryer hetime dhe ndoshta për të ndjekur penalisht Trump.
Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka deklaruar sot se Gjykata Speciale ka mandat bazuar mbi ligjet e Kosovës dhe mbi pretendimet e raportuara nga Dick Marty në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të 7 janari, 2011, por kjo gjykatë ka dalë nga ky mandat.
“Unë nuk jam avokat, por në mënyrën time të të menduarit laik, gjykata është larguar dukshëm nga ky mandat. Duket se ka harruar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai, në një intervistë për Deutche Welle.
“Pretendimet kryesore në raportin e Këshillit të Evropës duket se janë të pabaza dhe janë lënë jashtë akuzave kundër të akuzuarve. Prokurori po ndjek akuza të tjera, më pak specifike, kundër udhëheqjes së UÇK-së, që nuk kanë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës”, ka theksuar Serwer.
Sipas tij, dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë sigurisht që do të ketë implikime për të akuzuarit, përfshirë ndëshkimin, por do të duhet shumë kohë derisa të ketë një vendim.
“Paraburgimi i tyre më duket i padrejtë”, ka thënë Serwer.
Serwer konsideron se Kosova bëri gabim që pranoi të themelonte Gjykatën Speciale pa marrëveshje reciproke me Serbinë, që edhe Beogradi të ketë një gjykatë me juridiksion për krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera brenda Serbisë, ku tre vëllezër amerikanë (vëllezërit Bytyçi u vranë menjëherë pas luftës, në vitin 1999).
“Serbia ishte keqbërësi kryesor në vitet 1990. Natyra e njëanshme e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit e pengon këtë gjykatë që të vendosë drejtësi për krimet e kryera nga Beogradi”, ka deklaruar Serwer.
Ai theksoi se gjykimi tashmë po përkeqëson pakënaqësitë në Kosovë, duke qetësuar ndjenjat në Serbi dhe duke e bërë më të vështirë për Prishtinën që të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































