Rriten çmimet për pushuesit në Durrës
Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 03 April 2023
Në qytetin bregdetar të Durrësit vazhdojnë të rriten çmimet e shtëpive dhe banesave. Një metër katror në këtë qytet bregdetar kushton 200-300 euro më shumë se një vit më parë.
Sipas agjentëve imobiliarë, rritja nuk prek më vetëm zonat elitare të qytetit. “Rritja ka ndodhur në gjithë tregun imobiliar. Të gjitha zonat e Durrësit kanë pasur një rritje graduale, rreth 10-15%. Nëse flasim para dy vjetësh, në këto zona Vollga dhe Plazh, gjeje apartamente me 700-900 metri katror, sot që flasim i gjen me 1000-1300 euro metri katror, ose rezidenca elitare që shkojnë 1500 euro metri katror”, tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
“Durrësi ka pasur një kërkesë të lartë dhe kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është interesi nga të huajt, kryesisht nga çekët, polakët, italianët që janë të shumtë këtu dhe së fundmi për shkak të luftë nga ukrainasit dhe rusët ”,tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Taksa e rivlerësimit duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve në tregun imobiliar. Përkundrazi, ajo ka rritur qarkullimin e parave nën dorë.
“Taksa e rivlerësimit nga momenti që është bërë 15% e ka tkurrur tregun dhe shitblerjet, sepse një pjesë e mirë e qytetarëve nuk duan ta paguajnë kaq të lartë taksën. Zgjidhja më e mirë nga qeveria do të ishte, jo që çdo 2-4 vjet të bëjë këto periudhat e rivlerësimit me taksa të ulëta atëherë kur ka interes, por të vendosë një taksë fikse prej 5% që nuk ndryshon”, tha ai.
Madje, sipas tij, edhe Shoqata e Zyrave Imobiliare në gjithë Shqipërinë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave, që të vendoset një taksë prej 5% e palëvizshme, që do të ndihmojë shumë tregun, që përveçse do të nxisë shit-blerjet, do nxisë pagesat në bankë dhe do ulë në minimum qarkullimin e parave nën dorë.
Agjentët parashikojnë se çmimet e apartamenteve në Durrës do të kenë marzh rritjeje edhe për 3-5 vjetët e ardhshme./Albinfo.ch
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...