Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 03 April 2023
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në Mitrovicën e Veriu me inicialet N.Sh.
Ai u kap në flagrancë duke vjedhur, derisa dyshohet se në disa lokale tjera ka kryer edhe vjedhje në tentativë.
Gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike- marihuanë.
Ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘vjedhje’ në Mitrovicë të Veriut
Prishtinë, 3 prill 2023
Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të krimit dhe dukurive të tjera negative, duke bashkëpunuar me qytetarët, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar të veprave penale, duke kryer vjedhje në flagrancë.
Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitë policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur m/kosovar, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës të cilët sipas procedurave kanë bërë shikimin e vendngjarjes. Gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike- marihuanë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Policia e Kosovës shpreh falënderimin ndaj të gjithë qytetarëve të cilët duke bashkëpunuar me Policinë ndihmojnë në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave për garantim të sigurisë dhe ruajtjes së rendit për të gjithë qytetarët dhe njëherit inkurajojnë qytetarët në bashkëpunim të mëtejmë dhe raportim të rasteve.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...