Prokurori: Selimi organizoi sulmin me granata kundër 12 stacioneve policore
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 03 April 2023
Në fillim të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, fjalën e mori një nga prokurorët e Speciales, Matthew Howling, i cili pretendon se të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejonin atyre të kryenin krime.
Ai tha se sot do të flasë për mënyrën sesi të akuzuarit i kanë ushtruar kompetencat në UÇK.
Prokurori tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues është nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre, siç tha ai, të “kryenin krime që i përmban aktakuza”.
E në këtë pyetje u përgjigj duke thënë se “provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla”, u shpreh ai.
Sipas tij, “me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ju bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët të ushtronin kontroll efektiv. Në këtë gjykim do të jetë e rëndësishmë të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht”, vijon ai.
“Në mënyrë që të mbijetonte UÇK-ja duhet të kishte një strukturë të organizuar, UÇK-ja buroi nga LPK e cila besonte se liria mund të fitohej vetëm përmes forcës, ndërkohë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së dhe kryetarin e saj Ibrahim Rugova, e cila mbështeste rezistencën e politikës jo të dhunshmë ndaj shtetit serb”, tha ai.
Ai citonte Selimin në një intervistë të vjetër të ketë thënë se Thaçi e Veseli kishin detyra të rëndësishme në UÇK.
Prokurori deklaroi se provat tregojnë se në vitin 1997 Rexhep Selimi kishte organizuar sulmin me granata hedhëse në 12 stacione të policisë, teksa shprehet se Thaçi e Veseli kishin ndihmuar për sigurimin e armëve të përdorura.
“Në vitin 1997 UÇK ndërmori një sulm të njëkohëshëm kundër 12 stacioneve të policisë me granata hedhëse, provat do të tregpojnë se ky sulm u organizua nga Rexhep Selimi, dhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ndihmuan për të siguruar armët e përdorura…Sulmi është përjetësuar në komunikatën nr 37 të UÇK-së”, tha ai, transmeton Gazeta Express.
Ai deklaroi se duke bërë një prezentim të përgjithshëm të provave do “të vërtetojnë pushtetin që ushtrojnë të akuzuarit gjatë periudhës së aktakuzës”.
Të tjera
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...
-
Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis
Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur...
-
Bëhet viral momenti kur motoristi në Prishtinë ia bllokon rrugën autobusit që ta marrë një të moshuar
Një motorist në Prishtinë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi që...
-
Vjosa Osmani bëhet pilote, mësohet nga amerikani që shërbeu në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtete...
-
26 vjet nga Beteja e Llapushnikut
26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...