Sport

Supersfida me Liverpool, Manchester City rrezikon të luajë pa Haaland

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 31 March 2023

Manchester City-Liverpool rikthejnë vëmendjen e të gjithë futbolldashësve nga Premier League.

Supersfida e javës së 29-të që luhet këtë të shtunë në orën 13:30 dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”, premton shumë.

“Citizens” rrezikojnë të kenë një mungesë të madhe në këtë përballje, me Erling Haaland që raportohet se nuk është ende në formën e duhur për të luajtur.

-Advertisement-

Dy javë më parë, norvegjezi dëmtoi ijën, aq sa iu desh të largohej para kohe nga kampi stërvitor i Kombëtares, duke humbur ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Qendërsulmuesi nuk është stërvitur në dy ditët e fundit dhe vështirë se do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë.

Kujtojmë se më 11 prill City do të duhet të ndeshet në Champions League me Bayern Munich dhe do të duhet ta ketë Haaland-in në gjendje për atë përballje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera