“Mos më ndërpre”: Kurti flet për gjithçka, thotë se është ende kundër “Zajednicës”
Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 29 March 2023
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka filluar tashmë intervistën e munguar gjatë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, që për autor ka moderatorin Ermal Pandurin. Ky i fundit, për dallim nga takimin në Zyrën e Kryeministrit mes Kurtit e disa prej pronarëve të mediave, u pa me telefon në duar, një gjë të cilën ua kishte ndaluar Kurti në takimin e fundit me ta. Në emision, Kurti është parë shumë cinik, duke theksuar disa herë një fjali që dikur u bë bajate: “mos më ndërpre”.
Madje, në një moment, Kurti e pyeti moderatorin se “a e ka ftuar atë të flasë apo ta dëgjojë atë duke folur?”.
Përtej kësaj, emisioni nisi me një video të Kurtit nga viti 2010. Në videon e lëshuar nga Panduri, Kurti dënonte negociatat me Serbinë, pasi sipas tij shteti serb nuk e njeh pavarësinë, nuk i ka kthyer të pagjeturit e as nuk i ka bërë dëmshpërblimet. Kurti e pranoi se edhe kohën e VLAN-it të vitit 2014, ku ka thënë se në atë kohë kishte pranuar që Lëvizja Vetëvendosje të udhëheq bisedimet.
Mu nuk më merr malli për vetveten. Në vitin 2010 është bërë kjo video, ndërsa në vitin 2011 kanë filluar bisedimet ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryenegociatores Edita Tahiri. Në vitin 2014 ne e patëm bërë një marrëveshje në kohën e VLAN-it me 10 shtator dhe patëm thënë se VV-ja do t’i udhëheq bisedimet, pra kjo është në 2010 ndërsa në 2014 kemi thënë se do t’i udhëheqim bisedimet. Sepse bisedimet duhet të jenë me parime, ku Kosova është objekt dhe jo subjekt. Dhe kjo ka ndodhë më vonë, vetëm në vitet 2021, 22, dhe 23 andaj mund të gjeni edhe ndonjë intervistë të 2005-tës.” – vlerësoi Kurti.
I pari i ezkekutivit vlerësoi se ai është ende kundër “Zajednicës”.
“Ajo që është më e vlefshme, nuk e cenon mundësinë të ecim përpara. Mos kërkoni prej meje të flasim për mua në vitin 2013. Parimi jonë atëherë ka qenë “jo Zajendicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës.’” – përfundoi ai.
Në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, z. Kurti vlerësoi se ka njohje de facto.
“Është njohje de fakto, kjo është arsyeja pse nuk po e nënshkruan Serbia,”- ka thënë Kurti, teksa foli edhe për takimin e prillit, ku pritet të takohet edhe me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.
“Në takim e radhës që do ta kemi në prill, do ta diskutojmë komplet marrëveshjen, nuk do të ketë zbrapse në praparvi të neneve dhe theksim vetëm të njërit nen. Nëse përmendet çështja e urgjences, së pari permendet që palët pajtohen për personat e pagjetur si një çështje urgjente,”- ka thënë Kurti.
Lideri i VV-së, që është edhe kryeministër, pohoi se është kundër “Zajednicës” edhe sot, duke sqaruar se çka nënkupton termi vetëmenaxhim.
“Ajo që është më e vlefshme, nuk e cenon mundësinë të ecim përpara. Mos kërkoni prej meje të flasim për mua në vitin 2013. Parimi jonë atëherë ka qenë “jo Zajendicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës’”, përfundoi ai.
Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, e pyeti se çfarë do mendonte si opozitar për marrëveshjet për të cilat u dakordua në Bruksel e në Ohër.
“Tash t’ia bëj edhe vetes opozitën? Çka po kërkoni, po kërkoni që unë të them nuk jam më si kryeministër dhe ja çka bëj si opozitë” – pyeti Kurti.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...