Begaj pret presidentin e Austrisë: Mirënjohje për mbështetjen në rrugëtimin drejt BE-së
Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 27 March 2023
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe sidomos për reformën në drejtësi.
“I përcolla presidentit vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi”, tha me të tjerash Begaj.
Në anën tjetër, Presidenti i Austrisë, Van der Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë për Tiranën zyrtare në procesin e integrimit drejt BE-së.Presidenti e vendosi theksin tek vijimi i reformave që forcojnë shtetin e së drejtës. Ai gjithashtu uroi Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura”, tha ai.
“Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Presidenti i Austrisë. /Telegrafi

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































