Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 26 March 2023
Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë shprehen të zhgënjyer me qasjen e Qeverisë së Kosovës, karshi zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre.
Ata thonë se dakordimi për të pagjeturit në Ohër, nuk do të sjellë rezultate dhe kjo çështje do të vazhdojë të mbetet e pazgjidhur edhe për një kohë të gjatë.
Në takimin e 18 marsit në Ohër, ka pasur një pajtueshmëri mes palës kosovare dhe serbe që pika 4 e ankesit të marrëveshjes për normalizim, ta përfshijë çështjen e të pagjetur si çështje urgjente.
Por, me këtë nuk po mjaftohen familjarët, të cilët thonë se nga ky takim kanë pritur që çështja e të pagjeturve të ishte krejtësisht një pikë e veçantë dhe jo e përfshirë në marrëveshjen e dakorduar për normalizim, e cila nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk i ka informuar familjarët e personave të zhdukur se çfarë është diskutuar në takimin e 18 marsit në Ohër.
Ai u shpreh se edhe kjo qeveri si të tjerat nuk po merret seriozisht me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Ne kemi pritur shumë më shumë, ne kemi propozuar që kjo pikët shumë e dhimbshme, ku kërkohen njerëzit e as tabela e as shtazë të jetë e veçantë dhe të ketë urgjentisht të fillojë të zbatohet. Megjithatë, asnjë gjë e qartë nuk ka dal as prej këtij tubimi madhështor që e kemi pritur…përgjigja është shumë e gjymtë joadekuate dhe përgjigja për neve familjarët nuk aspak ajo që është premtuar…Çka kanë shkruar nuk e dimë, çka kanë premtuar të gjymtë na kanë premtuar, çka është duke u punua është ende edhe më e keqe, sepse të gjitha mediat kanë thënë ndryshe sa kanë qenë atje ndryshe flitet sot, ndryshe flet sot Andini, ndryshe flet sot edhe kryeministri”, thekson ai.
Çerkini shprehet shumë i pakënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai ka shpresa se vetëm nëse duan ndërkombëtarët mund të zbatohet pika për të pagjeturit në kuadër të dakordimit në Ohër, në të kundërtën, ai beson se do të kalojnë edhe shumë gjenerata e kjo çështje e dhimbshme për Kosovës, nuk do të gjejë zgjidhje.
Kryetari i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur, Ahmet Grajqevci insiston që afati prej 12 muajsh që të zgjidhet çështja e të zhdukurve, të përfshihet gjithsesi në dakordimin për zbardhjen e fatit të tyre.
Në të kundërtën, ai konsideron se kjo çështje nuk do zgjidhet.
Pika katër e ankesit të zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar më 18 mars 2023, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, thotë se palët dakordohen të miratojnë si çështje me urgjencë Deklaratën për Personat e Zhdukur.
“Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”, thuhet në aneks.
Më 18 mars 2023, pala kosovare dhe serbe janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndryshe, në Kosovë ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e mbi 1600 personave./KP
Të tjera
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...
-
“Vetëm me një emër tjetër”, familjarët e të pagjeturve s’kanë pritje nga takimi në Bruksel
Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do...
-
Dervishaj: Kosova mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Xhemaili drejtuar Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...
-
Jeta Rafuna: Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet
Jeta Rafuna kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numë...
-
Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve serbë, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si ...
-
Ministri britanik: Kam folur me Kurtin, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog konstruktiv
Deputeti laburist, Paul Foster, i cili ishte për vizitë në Kosovë në mes të n...
-
Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar
Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- ...
-
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për vrạsje në tentativë në Gjilan
Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të ...
-
Rrezarta Krasniqi: Sot ndamë momente të veçanta me veprimtarin e kahmotshëm të LDK-së, Osman Rashica
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po vazhdon tak...
-
Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, ...
-
Kryeministri Kurti takohet me William Walker, flasin për librin për Reçakun
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikue...