Rozë

Lindsay Lohan, Akon dhe Ne-Yo gjobiten me mijëra dollarë pas promovimit të paligjshëm të kriptomonedhave

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 23 March 2023

Aktorja Lindsay Lohan, reperi Akon dhe këngëtari Ne-Yo janë detyruar të paguajnë dhjetëra mijëra dollarë pasi u akuzuan se ata promovuan investime në kripto tek ndjekësit e tyre në mediat sociale pa bërë të ditur se po paguheshin për ta bërë këtë.

Grupi i të famshmeve, i cili përfshinte gjithashtu reperin Lil Yachty, boksierin Jake Paul dhe aktoren e filmave për të rritur, Michelle Mason, ranë dakord të paguanin më shumë se 325,000 £ (400,000 dollarë) për Komisionin e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të SHBA-së (SEC). Personat e famshëm u paguan për të promovuar kompanitë e kriptos Tronix dhe BitTorrent tek miliona ndjekësit e tyre në mediat sociale.

Dy figura të tjera të famshme, reperi Soulja Boy dhe këngëtari i popit Austin Mahone, nuk arritën marrëveshje me SEC.

-Advertisement-

Pavarësisht pagesës së gjobave, asnjë nga yjet që atëherë nuk i ka pranuar apo mohuar gjetjet e SEC, sipas Sky News.

Kjo nuk është hera e parë që figura të mëdha publike u panë duke promovuar kriptomonedha tek ndjekësit e tyre në platformën online. Kim Kardashian themeluesja e Skims pagoi një gjobë prej 813,635 £ për akuzat federale që u ngritën për shkak se nuk kishte dëshmuar se po paguhej për reklamat që bënte për promovimin e kriptmonedhave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera