IKD-ja kërkon shkarkimin e kryeprokurorit Munishi dhe prokurorit të rastit të Sebahate Morinës
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 23 March 2023
Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD) vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për të ndjerën Sebahate Morina e ka konsideruar si një fitore kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, ndërsa kanë kërkuar reflektim nga institucionet e Kosovës, për të cilat thanë se me heshtjen e tyre po tregojnë se sa e kanë prioritet mbrojtjen e grave nga dhuna.
Po ashtu, përfaqësuesit e IKD-së gjatë kësaj konference për medie kërkuan dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Kujtim Munishit dhe prokurorit të rastit të Sebahate Morinës pas aktvendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese i cili konfirmoi shkeljen e së drejtës në jetën e tashmë të ndjerës.
Zëvendësdrejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu e ka konsideruar të pafalshme heshtjen e krerëve shtetëror pas shpalljes së aktvendimit nga Kushtetuesja për rastin e Sebahate Morinës.
“Për këtë rast Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së më 13 korrik 2021 në emër të fëmijët të tani të ndjerës Sebahate Morina ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese rasti me pretendimin se tani të ndjerës përmes mosveprimit i ishte shkelur e drejta në jetë. Këto pretendime më në fund janë konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese…Sipas Gjykatës Kushtetuese i është mohuar e drejta në jetë….Për ne është shumë e çuditshme dhe po ashtu e pafalshme heshtja e presidentes Osmani e kryeministrit Kurti, ministres Haxhiu e sidomos ministrit Sfeçla lidhur me këtë rast pas shpalljes së këtij aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese, heshtja e tyre flet se sa e kanë prioritet gruan, mbrojtjen e saj nga dhuna në familje”, tha ai.
Gëzim Shala po ashtu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se mënyra se si është vepruar në rastin e Sebahate Morinsë dëshmon e shpërfaq sistemin prokurorial dhe institucionet tjera si institucione që mbrojnë prokurorët e jo viktimat e dhunës.
Prandaj, për të dëshmuar të kundërtën, Shala bëri thirrje që të japin dorëheqje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurori i rastit.
E përgjegjës kërkoi të mbahen edhe zyrtarët policor të stacionit të Graçanicës.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Policia e Kosovës stacioni në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë tani të ndjerës ia kanë shkelur të drejtën në jetë që është e drejta më sublime Kushtetuese…pas kësaj Prokuroria Themelore në Prishtinë e udhëhequr me këtë kryeprokuror më nuk ka integritet dhe kredibilitet për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje. Për këtë arsye veprimi më i paktë që kërkohet nga ana e kryeprokurorit Munishit dhe prokurorit të rastit është dorëheqja e menjëhershme e tyre për të treguar se në rastin konkret mbajnë përgjegjësi dhe që sistemi vazhdon të jetë i gatshëm për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje, nëse kjo nuk ndodh më e pakta që mund të bëjë sistemi prokurorial që të dëshmoj se nuk vepron në mënyrë koorporatiste duke mbrojtur prokurorët e caktuar, por vepron në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje…krahas Prokurorisë duhet të mbahen përgjegjës edhe zyrtarët e Policisë në Graçanicë të cilët janë konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese se mos veprimin e tyre kanë kontribuar në shkeljen”, u shpreh Shala.
Koordinatorja e Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, Arrita Rezniqi tha se kërkesa e tyre në Gjykatën Kushtetuese kishte synim që të vërtetohet konstatimi për mos veprimin e institucioneve përkatëse në rastin e tanimë të ndjerës Morina.
Ajo tha se ndonëse tri ditë pasi rastit kishte publikuar një raport me gjetje që tregojnë dështimin e institucioneve nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.
“Një vendim i tillë i cili është marr dje nga ana e Gjykatës Kushtetuese që ne e kemi pritur që një kohë të gjatë që të vendoset për këtë rast përkundër ndjeshmërisë dhe dhembshurisë që na përfshinë të gjithë neve që kemi qenë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti përbënë një rast të rëndësishëm dhe shënon një fitore të madhe për krejt rastet kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, tha ajo.
Tutje nga Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së u bë e ditur se për të quar drejtësinë në vend do të vazhdojnë me veprime procedurale që kanë të bëjnë me kompensimit e dëmit material dhe do të kërkojnë llogari përmes mekanizimeve institucional.
E dje Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e të ndjerës Sebahate Morina.
E ndjera Sebahate Morina, ishte vrarë më 14 mars 2021 nga ish-burri i saj, i cili po ashtu kishte vrarë edhe vetën./KP
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...