55-vjeçari në Pejë kapet mat me 23-vjeçaren në motel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/auto_bzbzbzbzbzbbz1625907469-850x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 21 March 2023
Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Plot raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në motele të ndryshme të vendit.
Për një rast të tillë Policia rajonale në Pejë ka arrestuar në flagrancë gjatë ditës së djeshme një 55-vjeçar dhe një vajzë 23-vjeçare, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion në “Motelin 03” në Pejë.
Burimet nga Prokuroria për Sinjalin, kanë bërë me dije se pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është zbuluar se të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës.
Pas arrestimit, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policorë, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Pejë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...