Zgjedhja e guvernatorit të ri të BQK’-së, Gjykata kërkon nga Mehmeti plotësimin e padisë
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 16 March 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga aktualisht Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, që të plotësojë padinë e tij, në çështjen gjyqësore lidhur me garën për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të BQK-së, ku Mehmeti po synon edhe një mandat. Mehmeti po pretendon se u diskriminua në garën për guvernatorin e ri të BQK-së.
Më 10 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Mehmeti plotësimin e padisë. Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjykata ka kërkuar nga Mehmeti që në padi të përcaktojë qartë objektin e kontestit, kërkesën në pikëpamje të çështjes kryesore dhe kërkesave eventuale aksesore, bazën juridike, përkatësisht petitumin e padisë/propozimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktvendim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative, me vendimin e 15 shkurtit 2023 është shpallur jokompetente në pikëpamje lëndore. Ndërkaq, kundër këtij vendimi paditësi ka parashtruar ankesë, të cilën Gjykata e Apelit më 2 mars 2023 e ka refuzuar si të pabazuar duke e vërtetuar vendimin e shkallës së parë.
Sipas aktvendimit, lënda me të gjitha shkresat është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Divizionin Civil.
Fehmi Mehmeti ushtron funksionin e guvernatorit të BQK-së nga data 29 mars 2018, ndërsa ky mandat skadon më 29 mars 2023
Mehmeti i cili ka konkurruar edhe për një mandat për këtë pozitë në konkursin e shpallur nga BQK-ja, po pretendon se është diskriminuar ngase nuk është futur në listën e kandidatëve të përzgjedhur.
Në padi thuhet se Mehmeti ka qenë i renditur në vendin e pestë, me pikë të barabarta me kandidaten në vend të katërt, Shkëndije Himaj, ku secili prej tyre kanë pasur nga 26 pikë. Por, sipas padisë, përderisa Himaj ishte përfshirë në listën përfundimtare, Mehmeti nuk ishte përfshirë në këtë listë. Sipas pretendimeve të Mehmetit në padi, ky fakt paraqet diskriminim të hapur.
Përmes propozimit për caktimin e masës së sigurisë, Mehmeti ka kërkuar nga Gjykata që të ndalojë ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga BQK, Qeveria, Kuvendi apo Presidenti që ka të bëjë me përzgjedhjen e guvernatorit të ri të BQK. Sipas Mehmetit, vetë afatet ligjore që kanë të bëjnë me procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të BQK-së flasin për urgjencën dhe rrezikun për realizimin e kërkesëpadisë nga ai.
Ndryshe, në një procedurë tjetër gjyqësore në lidhje me procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të ri të BQK, me vendimin e 28 shkurtit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka refuzuar propozimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmetit për caktimin e masës së sigurisë.
Të tjera
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...