Sport

“Keqardhje, ishim më lart sesa Interi”, zhgënjim i madh te Porto

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 15 March 2023

Aventura e Portos në Champions League përfundoi me një barazim 0-0 në “Dragao”, rezultat i pamjaftushëm për t’ia dalë ndaj Interit.

Zikaltrit e Simone Inzaghit siguruan një biletë në çerekfinale falë golit të Romelu Lukakut në takimin e parë.

Trajneri i “Dragonjve të Oportos”, Sergio Conceiçao ndihet keq për eliminimin. Ai theksoi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij dominuan në të dy takimet dhe meritonin kalimin më tej.

-Advertisement-

“Ne jemi shumë herë më të fortë sesa Interi. Ata kanë luajtur më mirë se ne vetëm kur ishin 11 ndaj 10”, u shpreh portugezi, duke iu referuar takimit në “San Siro”.

Porto luajti prej minutës së 78’ me një lojtar më pak, ndërkohë që në sfidën e kthimit e mbylli sërish me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Pepes.

Keqardhja është e madhe dhe 48-vjeçari e ka të vështirë ta pranojë eliminimin. “E meritonim një gol në minutat e fundit, ndeshja do të shkonte në shtesa.

Sa keq, goditëm shtyllën, më pas traversën. Në fund erdhi edhe pritja e Onanës. Ishim superiorë në të dy takimet ndaj Interit, meritonim të paktën shtesat”, u shpreh Conceiçao.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera