Zgjedhjet në Veri/ Sot mbyllet afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 13 March 2023
Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale – Zveçan dhe Leposaviq. KQZ ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve, ku 13 marsi është vendosur si data e fundit kur partitë politike mund ta njoftojnë këtë institucion për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Sot është dita e fundit, kur partitë politike mund të dorëzojnë njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në zgjedhje. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars”, tha ai.
Elezi bëri të ditur se deri në orën 15:00 të së premtes, në KQZ 8 parti politike i kanë dërguar njoftimet zyrtare për mospjesëmarrje
“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit”, ka thënë Elezi për Express.
Lista Serbe të premten ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, mirëpo njoftim zyrtar në KQZ nuk ka dërguar.
Kujtojmë që afati për të aplikuar për certifikim është i hapur deri më 22 mars.
Kushtet e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje
Në dhjetor, kur edhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që u patën caktuar për 18 dhjetor, Lista Serbe paraqiti kushtet e saj për të garuar në zgjedhje.
Ndërkaq, të enjten, ata deklaruan se përpos që nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë shkaktuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.
Kushtet e tyre ishin tërheqja e vendimit për targat dhe nisja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, kishte deklaruar Rakiq.
Çështja e targave është zgjidhur, derisa tash është vëmendja te asociacioni, për çka pritet të nënshkruhet në takimin e 18 marsit.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































