Lajme

Deputeti i LVV-së del kundër projektligjit të propozuar nga ministri Vitia

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 09 March 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka kundërshtuar Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, të cilin e sponsorizon Ministria e Shëndetësisë.

Rrahmani ka kërkuar nga ministri Arben Vitia që ta tërheqë projektligjin dhe ta ndryshojë atë.

Ai ka thënë se disa nene të projektligjit, të cilat u japin të drejtë në fertilizim grave të pamartuara, e cenojnë familjen.

-Advertisement-

“Unë, meqë nuk vi nga kjo fushë dhe nuk dua të futem thellë dhe të diskutoj rreth përmbajtjes në përgjithësi, mirëpo parimisht mendoj se duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri për shkak se cenon familjen, vlerat e të cilës unë i mbroj, në njërën prej neneve në të cilën e drejta e fertilizimit u jepet edhe grave të pamartuara. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në votim. Kështu, kisha kërkuar nga ministri që ta tërheq këtë projektligj”, ka thënë Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera