Lajme

Krerët e shtetit urojnë Ditën e Gruas, bëjnë thirrje për barazi gjinore

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 08 March 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë ditë të kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona.

“Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit. Ato munden, sepse kanë potencial. Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Presidentja ka shtuar se të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari.

Urime për Ditën e Gruas ka shprehur edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Konjufca u shpreh se ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për barazi gjinore.

“Në emër të gjithë juve dhe Kuvendit të Kosovës të gjitha grave dhe vajzave po ua urojmë së bashku 8 marsin, ky urim nuk është urim për gjendjen, por është një urim për përpjekjet e vazhdueshme për një barazia gjinore e cila në të gjithë botën është ende larg për tu arritur si ideale si një barazia që synojmë të gjithë. Shpresojmë që mos të jetë e vërtetë sekretari gjenerali i Kombeve të Bashkuara sot që do të duhej 300 vite për tu arritur kjo barazia, ashtu që rruga të jetë sa më e shpejt kërkojmë që secili prej nesh të punoj pa ndërprerë që kjo sa më shpejt të arrihet”, u shpreh Konjufca.

Edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se në ditën ndërkombëtare të grave nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht.

“Sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave që nuk janë më, e luftojmë bashkë me gratë e vajzat për më shumë të drejta e barazi. Qeveria jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtë3sive që gratë mbajnë mbi supet e tyre”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se prej shtëpisë e deri te institucionet ta bëjmë Kosovën më të barabartë. “Gëzuar 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera