Sport

Arsye personale dhe sportive, Hazard “prish” planet e Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 08 March 2023

Drejtuesit e Real Madrid po krijojnë kushtet e duhura në mënyrë që të ndahen nga Eden Hazard në merkaton e verës, duke qenë se belgu nuk po mundet t’i shpëtojë problemeve fizike që e penalizojnë prej mbërritjes së tij në Spanjë.

Megjithatë nga ana tjetër, vetë sulmuesi ka të tjera plane dhe së fundmi sipas asaj që zbulon The Athletic, kërkon të qëndrojë në Madrid deri në verën e vitit 2024, kohë kur i skadon edhe kontrata me madrilenët. Sipas The Athletic, Hazard dhe stafi i tij kanë biseduar kohët e fundit për të ardhmen e lojtarit duke dalë në konkluzionin se për 32-vjeçarin është më mirë të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Vetë Hazard dhe familja e tij ndjehen mirë në Madrid, ndaj për lojtarin ky element është një justifikim më shumë për të mos e mbyllur para kohe kontratën me Los Blancos. Por duke zgjedhur këtë rrugë, Hazard rrezikon të shndërrohet në një “Bale” të dytë për Realin pasi drejtuesit dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk kanë besim te futbollisti dhe në rast se ky i fundit nuk pranon të largohet, atëherë sezonin e fundit me galaktikët mund ta kalojë edhe duke parë ndeshjet nga tribuna.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera