Kosova, e gatshme për ndeshjen vendimtare ndaj Bosnjë-Hercegovinës
Autori: Gazeta inFokus
23:46 | 07 March 2023
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka njoftuar se atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është e shkëlqyer, duke shtuar se lojtarët janë plotësisht gati për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që luhet të mërkurën prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja me Bosnjën vlerësohet vendimtare në kualifikimet për Euro 2024. Synimi është i qartë – fitorja. Me fitore, Kosova futet fuqishëm në garë për kualifikim historik në Kampionatin Evropian, përcjell Gazeta Express.
Lojtarët e përzgjedhur nga Bujar Qerimi kanë pasur përgatitje disaditore dhe plotësisht të gatshëm e presin ndeshjen.
Në prag të kësaj ndeshjeje, selektori Qerimi për faqen zyrtare të FHK-së u shpreh: “Forma e ekipit është e mirë, por kemi dëshirë dhe kërkojmë që te kemi sa më shumë publikë për të na ndihmuar sepse kjo ndeshje e ka rëndësinë e madhe. Me ndihmën e publikut do të jemi më të fortë dhe motivuar për këtë ndeshje, pasi angazhimi nuk do të mungojë por ndihma nga tribunat është më se e nevojshme. Ekipi është jashtëzakonisht mirë, lojtarët kanë ardhur me dëshirë të madhe për dy ndeshjet me Bosnjën dhe synimet janë t’i fitojmë ato. Pra, kjo është e pakontestueshme por ky është sport dhe do të shohim fillimisht se çka do të ndodh të ndeshjen e parë. E kemi analizuar mirë Bosnjën edhe pse ka bërë ndryshime të mëdha në ekip prej dy ndeshjeve të kaluara, ku ka marrë më shumë lojtarë të kampionatit vendor, por e njohim kampionatin e tyre, ku jemi të informuar dhe e dimë çka na pret. Duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e mungesave të Bosnja, por ne nuk duhet të bazohemi në këtë pasi duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë. Pra, pres angazhim maksimal dhe fitore, e cila është e pakontestueshme nga ana jonë”.
Kurse, njëri nga hendbollistët më të dalluar, Kastriot Jupa, tha: “Jemi të kompletuar si ekip dhe entuziazmi është i madh pasi e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Po ashtu, e kemi parasysh se Bosnja është nivel i yni dhe kemi gjasa të mëdha për fitore. Besoj që si ekip jemi mjaft të pjekur për të ëndërruar për një evropian për shkak se e kemi nivelin të përballemi me këto skuadra dhe besoj se do te kemi sukses. Bosnjën e kemi analizuar mirë dhe besoj në fitore. Presim përkrahje të madhe prej publikut, pasi gjithmonë si vendas kemi luajtur mirë. Jemi mobilizuar mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht që të gjithë besojmë në fitore”.
Në fund u deklarua edhe portieri i Kosovës, Haris Berisha, i cili tha: “Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe do të përpiqemi të tregojmë një lojë cilësore kundër Bosnjës, lojë të pjekur për shkak se kemi përvojë për t’u rezistuar skuadrave të mëdha. Pa marrë parasysh mungesat e Bosnjës, ajo ka treguar se është skuadër serioze dhe shumë e fortë. Por me cilësinë që kemi ne si ekip jam i bindur se do t’ia dalim mbanë. Synimi mbetet vendi i tretë në grup për t’u kualifikuar dhe gjasat i kemi shumë të mira për ta arritur një gjë të tillë”.

T� tjera
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...































