Serbët protestojnë në Beograd kundër Propozimit të BE-së, fyejnë presidentin Vuçiq dhe shqiptarët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 07 March 2023
Në Beograd, sot në platonë përballë Fakultetit Filozofik u mbajt një protestë e djathtistëve kundër planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Protesta është paralajmëruar përmes rrjetit rus Telegram nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Narodna Patrola” (Patrulla Popullore), e cila më herët organizonte protesta për shkak të politikës së qeverisë serbe ndaj Kosovës.
Folësit u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit.
Stefan Simonoviq, i cili u prezantua si student i Fakultetit Filozofik në Beograd, tha se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të thotë “rrënim për Serbinë”.
“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha negociatave dhe diskutimeve në kuadër të planit franko-gjerman”, tha Simonoviq nga foltorja, raporton REL në gjuhën serbe.
Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës njihet si plani franko-gjerman.
Më 27 shkurt, liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel shprehën gatishmërinë për të vazhduar me zbatimin e këtij propozimi të BE-së.
Të mbledhurit në protestë kanë brohoritur “Tradhti” dhe “Nuk do ta japim Kosovën”, si dhe terma nënçmues ndaj presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe shqiptarëve në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Pas fjalimit para Fakultetit Filozofik, pjesëmarrësit e protestës dolën në një shëtitje proteste nëpër rrugët qendrore të Beogradit deri në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), ku kërkuan që “një mendim ndryshe, jo vetëm se Kosova ka humbur”, dëgjohet në shërbimin publik.
Gjatë shëtitjes deri te ndërtesa e televizionit publik RTS, pjesëmarrësit e protestës thërrisnin “Serbët, Rusët, vëllezërit përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”. Disa nga pjesëmarrësit mbanin flamurin rus.
Flamujt rusë, shkronja ‘Z’ si një nga simbolet e pushtimit rus të Ukrainës si simbol i ushtrisë mercenare private ruse Wagner janë të zakonshme në protestat e krahut të djathtë në Serbi.
Pavarësisht se vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Beogradi zyrtar e arsyeton këtë qëndrim me mbështetjen e Rusisë, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Kosovës.
Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë kundërshtojnë hyrjen e Serbisë në BE dhe mbështesin pushtimin rus të Ukrainës.
Të tjera
-
Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut në Bota Sot, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të ga...
-
Ulja me sukses e sondës “Chang’e-6” është një gjë kuptimplotë
Lajmi mbi uljen e suksesshme e sondës "Chang'e-6" në pellgun e Polit të Jugut...
-
Punon që nga mosha 15 vjeçare si parukiere në Preshevë, e reja tregon se më nuk sheh të ardhme në këtë qytet
Erona Dalipi ka filluar të punojë që nga mosha 15 vjeçare në një sallon bukur...
-
Ministria e Financave: Masa e punësimit në komunat veriore ofron mundësinë e subvencionimit të 70 për qind të pagës
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transferve f...
-
Nuhi Bytyçi: Nuk dua që gjykata t’i akuzoj luftëtἀrët e lirisë duke përdorur librin tim
Gazetari Nuhi Bytyçi ka nisur dëshminë e tij në gjykimin që po zhvillohet në ...
-
Vrἀsja e rëndë në Suharekë, tre të akuzuar dënohen me 75 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vjet burgim n...
-
6 vite burgim ndaj të akuzuarit për aksidentin me fatalitet në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 6 vite burgim të akuzuarin Aaron Rex...
-
E konfirmon Prokuroria: Sekiraqa i dyshuar për pla*osjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë
Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plago...
-
Krasniqi për qeverinë Kurti: Jeni qeveri e turpit, e keni humbur rrugën, sot po “festojmë” 1 vjetorin e sanksioneve
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ...
-
Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave ...
-
Prishtinë: Një personit i grabiten para të gatshme
Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maksua...
-
Vetëvendosje thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thyer heshtjen e partis...