Sport

“Ndaj Bayernit si kundër Marseille, japim gjithçka për kualifikimin”

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 03 March 2023

I gjithë fokusi i PSG-së është te dueli ndaj Bayern Munchen. Kampionët e Francës kërkojnë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Për të realizuar këtë objektiv duhet përmbysur humbja 0-1 në “Parc des Princes”.

Portugezi Danilo Pereira beson te fitorja në Gjermani. Në një prononcim për AFP, 31-vjeçari deklaroi: “Ne kemi ndryshuar. Jemi gati mendërisht për sfidën ndaj Bayernit. Por edhe fizikisht jemi shumë mirë.

Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin, me trajnerin dhe stafin teknik. Momentin e vështirë e lamë pas, pasi folëm gjatë për atë që duhet të kishim bërë dhe për gjërat që nuk i kemi bëmë mirë.

-Advertisement-

Si kualifikohemi? E thjeshtë, humbja na nxjerr jashtë, fitorja na dërgon në çerekfinale. Duhet të shkojmë në Mynih me mentalitetin për të dhënë gjithçka. Njësoj siç bëmë ndaj Marseille”, deklaroi Pereira.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy