​25 vjet nga masakra në Likoshan e Qirez
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 28 February 2023
Fillimi i luftës në Kosovë shënon sot 25-vjetorin. Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.
Më 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë.
Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë.
Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti.
Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vend-banime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
800.000 mijë shqiptarë u dëbuan, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre pjesëtarë të UÇK-së, e pjesa tjetër civilë.
Nga kjo luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë dhe u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbe dhe Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.
Të tjera
-
Bedri Hamza në Viti: Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim Â
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të V...
-
Italia kundër veprimeve të Qeverisë, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele
Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian ...
-
Kryetar i VV-së në Kamenicë kërkon votën e kryeinspektorit të dënuar për ryshfet
Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës, Bajram Mavriqi i ci...
-
Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë
Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ...
-
Rohde: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklara...
-
Dervishaj organizon udhëtimin më unik ndonjëherë për të rinjtë
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Pa...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sul...
-
Policia thotë se operacionin ndaj strukturave paralele e zhvilloi me kërkesë të MAPL’së
Policia e Kosovës e ka arsyetuar aksionin e sotëm për mbylljen e komunave par...
-
Arton Cervadiku i bashkohet AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forcuar me një anëtar të ri. Arton Cer...
-
Shala: Reçaku është kujtimi i vuajtjeve dhe sakrificës së popullit tonë për liri
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka bërë homazhe me rastin e 26-vj...
-
BE-ja dhe SHBA-ja e kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën ven...
-
ShBA-ja e vendos edhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj më shumë se ...