Hill nuk ka iluzione se mund të ketë rezultate të shpejta në dialog
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 27 February 2023
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të hënën se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tregon se Bashkimi Evropian po tenton të gjejë një zgjidhje që u përshtatet të dyja palëve në të ardhmen.
Ai u ka thënë gazetarëve në Kragujevc se nuk ka iluzione që mund të ketë rezultate të shpejta.
“Procesi i Brukselit nuk mund t’i gëzojë ata që presin rezultat të kënaqshëm menjëherë”, ka thënë Hill.
Ai e ka konfirmuar që i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë pjesë e dialogut që zhvillohet në pasditen e së hënës në Bruksel.
“Dua ta theksoj se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar ngushtë në këtë çështje dhe jemi shumë të përkushtuar në këtë temë”, ka thënë mes tjerash Hill.
Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se, presin që Kurti dhe Vuçiq të pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.
Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.
Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Përveç propozimit të BE-së, Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.
Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./rel
Të tjera
-
Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve
Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e ...
-
Gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit vazhdoi edhe sot i mbyllur për publikun
Edhe seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit...
-
Albin Kurti në Suharekë takon Shkurte Fejzën, i dhuron lule për ditëlindje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fe...
-
Taravari: Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e RMV-së
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-i...
-
KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Ko...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga pu...
-
Shtyhet seanca e “gazit lotsjellës”
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuv...
-
“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës”, Meta mbrohet në Gjykatë
Ndërsa sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta,...
-
BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!
Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrai...
-
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...
-
Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se historikisht, rinia...
-
Limaj prezanton edhe një kandidat për deputet, është një ish-Ministër
Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për de...