Stuhi të rrezikshme dimri përfshijnë Shtetet e Bashkuara
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 24 February 2023
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një “stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri” deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët.
Si pasojë e stuhisë u mbyllën autostradat ndërshtetërore nga Arizona në Uajoming, shoferët u bllokuan në makina dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra qytetarë dhe familje.
Stuhia e rëndë në veri të SHBA-së, mbylli shkollat, zyrat, dhe gjithë legjislaturën e Minesotës. Sipas shërbimit të gjurmimit FlightAware, për shkak të motit më shumë se 1,600 fluturime u anuluan në gjithë vendin. Mbi 5,000 fluturime të tjera u vonuan.
Në Uajoming, ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin te njerëzit e bllokuar në automjete, por erërat e forta dhe bora krijuan një “situatë pothuajse të pamundur” për ta, tha Jeremy Beck, shef i patrullës së autostradës së Uajoming.
Erërat e fuqishme ishin problemi më i madh në Kaliforni, duke rrëzuar pemë dhe duke shkatërruar linja elektrike. Deri të mërkurën në mbrëmje u raportua se më shumë se 65,000 familje në këtë shtet ishin pa energji elektrike.
Për herë të parë që nga viti 1989, një paralajmërim për stuhi u lëshua për malet e Los Anxheles, Ventura dhe Santa Barbara.
Më shumë se 8,000 persona mbetën pa energji elektrike në Arizona. Në veri të SHBA-së, një rajon i mësuar me stuhi të tilla, temperaturat mund të bien deri në minus 32 gradë Celsius.
Raportohet se më shumë se 192,000 qytetarë osë familje në Miçigan dhe gati 89,000 në Illinois ishin pa energji elektrike të mërkurën në mbrëmje./VOA

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































