Pamje të frikshme nga tërmeti i ri që goditi mbrëmë Turqinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/728-485-d17fc4018752b143a02d16490448652a-728x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
07:38 | 21 February 2023
3 persona humbën jetën si pasojë e 9 lëkundjesh tërmeti këtë të hënë në Turqinë jugore në kufi me Sirinë.
Dy prej lëkundjeve ishin mjaft të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën provincën Hatay. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se veç 3 jetëve të humbura ka edhe 213 të plagosur dhe që janë dërguar në spital.
Kanë rinisur operacionet e kërkimit në 3 ndërtesa të shembura. Mes viktimave është një grua që humbi jetën nga rrëzimi i një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag. Të lënduar janë shënuar edhe në Siri, në Alepo dhe Idlib. Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Siri, por edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës.
“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. “CNN Turk” raportoi se një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.
“Deri më tani ka pasur 6414 pasgoditje që nga 6 shkurt. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët e kanë të ndaluar të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme për të larguar mallra” – tha një nga zyrtarët.
Nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 që tronditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, 41 mijë njerëz vdiqën në Turqi dhe rreth 6 mijë në Siri. Më shumë se 1 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/FotoLajm.jpg)
Të tjera
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...