Hoti: Mbi eshtrat e të pagjeturve është shtruar asfalt në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 17 February 2023
Edhe ky përvjetor i pavarësisë, Kosovën e gjen me njërën nga plagët më të madha të saj, fatin e personave të zhdukur.Edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të jetojnë me mungesën e më të dashurve të tyre.
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, thotë se Serbia vazhdon të bëjë politikë me të zhdukurit e luftës në Kosovë.
Në një intervistë për Info Plus në RTK, ai ka thënë se Serbia po vazhdon me politikën e vjetër, atë të refuzimit të bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Disa terma të përfshirë në një deklaratë që ka dalë si obligim nga tavolina e bisedimeve në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që kjo e fundit ta refuzojë nënshkrimin e saj, që prej shtatorit të vitit 2021. Fjala është për deklaratën që i bën ligjërisht obliguese të dyja palët, që të ecin përpara në zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve dhe që kërkon hapjen e arkivave.
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, tha se termi “përsona të zhdukur me forcë” ka bërë që Serbia ta refuzojë nënshkrimin e kësaj deklarate.“Disa mospajtime kanë qenë, me palën serbe, dhe kryesorja ka qenë “përsona të zhdukur me force” dhe jo vetëm si term, por se ky term është i vetmi term i nxjerrë nga OKB-ja, nga një konvente ndërkombëtare,që tregon saktë cka ka ndodhë në Kosovë.
Në Gusht të vitit 2022 kemi arritur në një harmonizim të afërt të kësaj deklarate, dhe Kurti ka qenë i gatshëm, ashtu siç e ka thënë në media, ne momentet e fundit, Vuçiq është tërheqë, e dimë pse është tërheqë, sepse ata kanë mendua që ne nuk do të jemi të gatshëm, ata duan të bëjnë politike, dhe kanë interes të prolongojnë këtë çështje”, tha Andin Hoti, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...