Trajkoviq thotë se Vuçiqi është financuesi kryesor i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 13 February 2023
Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e drejtuar nga Aleksandër Vuçiq është financuesi kryesor i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit.
Dyshja është e sanskionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Serbisë dhe Vuçiqi, për mendimin tim, janë financuesit kryesorë të Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, të cilët përndryshe janë në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së si kriminelë apo mafiozë transnacionalë dhe janë të dyshuar për krimin ndaj Oliver Ivanoviqit. Përkundër gjithë kësaj, ata ende marrin projektet më fitimprurëse nga qeveria e Serbisë dhe Ana Brnabiq”, ka thënë Trajkoviq gjatë një interviste për DW.
Ajo po ashut ka deklaruar se rruga e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë Evropa.
Sipas Trajkoviqit serbët në Kosovë janë të frikësuar nga strukturat krimianle serbe, ndërkaq në jug frikësohen siç pretendon ajo “ekstremistët shqiptarë”.
“Serbët poshtë Ibrit kohët e fundit ndjehen po aq të frikësuar, por më shumë nga sulmet që vijnë nga shqiptarët ekstremë” dhe prandaj është e nevojshme të parandalohet shembja e sigurisë dhe të rikthehet ndjenja e lirisë “sepse pa liri nuk ka përparim”, ka deklaruar ajo.
Trajkoviq është politikane serbe që kritikon shpesh kryeministrin Kurti, por edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Të tjera
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...