Arrestohen dy persona për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 13 February 2023
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen në rrugën “Pjetër Budi” të dielën mbrëma në Fushë Kosovë.
Të arrestuarit janë dy persona të moshës 26-vjeçare.
Atyre i është konfiskuar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
“INFORMACION SHTESË: Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje – Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: – A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast. Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkohë, mbrëmë një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” – njofton Policia.
Të tjera
-
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së
Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral...
-
Konjufca takon udhëheqësit e NDI: Synojmë forcimin e demokracisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Rreth 80 policë të Kosovës dhurojnë gjak
Zyrtarë policorë të Njësive Speciale, kanë dhuruar sot gjak në shënim të Ditë...
-
Publikoi lista me të dhëna personale të ndjeshme, AIP ndërmerr veprime ligjore ndaj komunës së Gjakovës
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) tha se ka pranuar informacion nga m...
-
BE me thirrje për Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjet
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga h...
-
Bajrami: Alarm, Qeveria Kurti për një javë ka nënshkruar edhe 5 kontrata sekrete, të veprojë Prokuroria
Ish-ministrja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka shkruar se Q...
-
Pacolli ankohet që aeroplani i tij u la të priste 37 minuta në ajër, fajëson Aviacionin Civil të Kosovës
Politikani dhe milioneri kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në prof...
-
Vuçiq bisedon me Sarrazinin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se ka biseduar me të d...
-
Kina do të udhëheqë zgjerimin global në kapacitetin e energjisë së pastër këtë dekadë
Në tremujorin e parë të vitit, korridori më i madh në botë i energjisë së pas...
-
Mediumi britanik tallet me statujën e Tony Blair në Ferizaj
Në shënim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Ferizaj të mërkurën u zbu...
-
Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit
Për kontributin e tij të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në 25 vjetor...
-
Ambasadorja e Belgjikës: Nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së për Serbinë, nuk kemi parë asnjë ndryshim në këtë vend
Zgjerimi i Bashkimit Evropian është rënë dakord në nivel politik dhe askush n...