Seancat gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë shtyhen për shkak të temperaturave të ulëta
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 12 February 2023
Temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë dhe mosfunksionimi i ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë ka bërë që gjatë kësaj jave disa seanca gjyqësore të shtyhen. Situatë e njëjtë mund të përsëritet edhe në vazhdim pasi funksionalizimi i ngrohjes në objektin, seli e shumicës së gjykatave të Republikës së Kosovës, nuk duket afër.
Para pak ditësh është shtyrë edhe seanca në çështjen e njohur si “53 milionëshi”, ku është i përfshirë ish-ministri Pal Lekaj, pikërisht për shkak të ftohtit në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Avokati i përfshirë në këtë rast, Musa Damati e quan skandaloz mungesën e ngrohjes në objektin, ku qytetarët presin të marrin drejtësi.
Sipas tij, nuk është ndërprerë vetëm seanca e “53 milionëshit” ku ai mbron Lekajn, por edhe seanca të tjera.
“Skandaloze një objekt që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç më pak se 30 milionë euro, ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë, ka probleme bazike, elementare në funksionimin e ngrohjes dhe seancat e rëndësishme si ajo e aferës së autostradës ‘Arbën Xhaferi’ e cila është dashur të shtyhet për shkak të temperaturave të ulëta më sallën e gjykimit, por edhe raste të tjera më të vertetë kjo është një situatë që shpërfaqë joseriozitetin dhe shperfaqë gjendjen skandaloze së infrastrukturës së Pallatit të Drejtësisë dhe mekanizmave që merren me sundimin e ligjit”, thotë ai.
Nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë thonë se mungesa e ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë po shkakton telashe në mbarëvajtjen e punës.
Kryetari i kësaj shoqate sindikale, Naim Rrustemi shprehet se si pasojë e të ftohtit po detyrohen që të ngrohen me nxemje vetanake. Ai thekson se sidomos në orët e hershme të mëngjesit kur edhe nis puna kanë telashe më të mëdha.
“Problematika kryesore tash është me të ftohtë, ky objekt nuk ka nxemje, nuk punon ose sistemi është defekt, ose nuk po dinë ta mirëmbajnë, një problem është. Ne po e kemi vërtetë problem të punojmë, nëpër zyra disi po mund t’ia arrijmë sepse po marrin nxemje të vogla alternative secili për vete, por çka me thënë për salla të gjykimit dhe atje ka shumë palë në procedurë dhe ato vijnë në orët e hershme të mëngjesit dhe në atë temperaturë minus me të vërtet është shumë problem për t’i mbajtur ato seanca…. Sidoqoftë ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që punën ta kryejmë ashtu siç duhet edhe pse t’iu them sinqerisht disa seanca këto ditë veç janë shtyrë për shkak të kushteve jo të mira të punës”, shprehet Rrustemi.
Kryesindikalisti Rrustemi për KosovaPress thekson se vazhdimisht kanë parashtruar kërkesa që kjo gjendje të rregullohet.
Ai shton se nga përgjigjet që kanë marrë thuhet se brenda këtyre dy muajve edhe çështja e ngrohjes në pallat do të rregullohet.
“Si sindikatë në vazhdimësi kurrë nuk jemi ndal edhe hierarkisë tonë, por sekretariatit dhe KGJK-së, arsyetimi karshi neve është se ne i kemi proceduar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat tona në Ministri të Punëve të Brendshme e cila është kompetente për mbajtjen e këtij objekti dhe fjalët vijnë se ndoshta këta dy muaj do të bëhet zgjidhja… Sistemi i ventilimit paska defekt të madh dhe po mungojnë disa pajisje sipas fjalëve se brenda këtyre muajve do të bëhet një zgjidhje”, thotë ai.
Protestat e grevat nuk është se nuk i kanë diskutuar si shoqatë, madje kryetari Rrustemi paralajmëron veprime të tilla sindikale nëse nuk u bëhet një zgjidhje.
“Edhe atë solucion ne e kemi pas parasysh vetëm javën e kaluar ne kemi pas ndërmend që diçka të veprojmë konkretisht sepse ka qenë e pamundur të rrihet… 18:00 Do të njoftojmë edhe hierarkinë tonë edhe ministrinë dhe do t’ju japim afate bazuar edhe në Ligjin për grevat dhe protestat natyrisht që ne nuk dëshirojmë një gjë të tillë, por nëse vazhdon kështu edhe me temperatura edhe më të ulëta ditëve në vijim, ne sigurisht do ndërmarrim diçka”, deklaron ai.
KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me mosfunksionimin e ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë edhe nga autoritetet kompetente, por deri në publikimin e tekstit nuk ka pranuar asnjë përgjigje.
Kujtojmë që, edhe gjatë muajve të verës objekti i Pallatit të Drejtësisë kishte pasur telashe me mungesë të oksigjenit dhe klimatizimit. Dhe si pasojë e kësaj situate të krijuar, kishte nisur hapja e dritareve në këtë objekt që nuk kishte qenë e lejuar më parë.
Të tjera
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...