Dështon seanca pasi i akuzuari për korrupsion jeton dhe punon në SHBA, lënda i parashkruhet në dhjetor
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 10 February 2023
Ka dështuar të premten seanca ndaj ish-drejtorit të Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinë, Shaban Gallopeni, i akuzuar për korrupsion, pasi i njëjti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lënda ndaj tij parashkruhet në dhjetor të këtij viti pasi mbushen dhjetë vjet prej kur akuzohet se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke lejuar një kompanie të blejë lopë nga Serbia në mënyrë të kundërligjshme.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka bërë të ditur se është lëshuar urdhëresë për stacionin Policor në Therandë më 25 janar 2023, për verifikimin e vendndodhjes së tij, dhe deri në këto momente nuk kanë pranuar asnjë përgjigje lidhur me këtë urdhëresë.
Ndërsa, avokati mbrojtës i tij, Alban Makolli, lidhur me mungesën e të akuzuarit Gollopeni ka thënë se i njëjti e ka të pamundur të jetë i pranishëm në këtë seancë pasi jeton dhe punon në SHBA.
Makolli ka thënë se klienti i tij ka mundësi që gjatë pushimeve verore të vijë në Kosovë dhe të jetë pjesë e seancës.
Në këto rrethana, në mungesë të të pandehurit, shqyrtimit i sotëm u shty në afat të pacaktuar.
Ndryshe, ky rast pritet të arrijë parashkrimin absolut të ndjekjes penale në dhjetor të këtij viti.
Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2016, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Shaban Gollopeni po akuzohet se më datë 9 dhjetor 2013, në cilësinë e personit zyrtar- Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.
Siç thuhet në aktin akuzues, i pandehuri me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie pasurore për vete ose personin tjetër, si për organizatën e biznesit NTP “Malësia” nga Gjilani, të cilës i ka lejuar importimin e gjedhëve të gjalla të gjinisë femërore nga Serbia, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 2 pika 1 të vendimit Ref.ZM/46/08 të datës 9 prill 2008, të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sipas të cilit në territorin e Kosovës mund të importohen nga Serbia vetëm kafshë të gjalla të llojit gjedhit (meshkuj) të cilët janë nën moshën 30 muaj.
Me këtë ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...