Artistja e rekordeve, biletat për koncertin e Beyonce shiten në mënyrë të ‘frikshme’!
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 09 February 2023
Biletat për koncertin e parë të turneut të ardhshëm të Beyoncé-s, “Renaissance World Tour” tashmë janë shitur dhe grupi i menaxhimit të koncerteve, “Live Nation”, bëri të ditur se një koncert i dytë në Stokholm është shtuar për shkak të kërkesës së lartë.
Turneu që shënon rikthimin e yllit të muzikës R&B në skenë, fillon më muajin maj në Suedi dhe një seri koncertesh në vende të tilla si, Londra, Parisi, Barcelona, Toronto, dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, performanca e fundit e Beyonce pritet në New Orleans më 27 Shtator.
Nuk janë dhënë shumë detaje se sa shpejt fansat e superyllit i siguruan të gjitha biletat për koncertin e 10 majit në Stokholm. Por, biletat për koncertin e dytë në kryeqytetin e Suedisë dolën në shitje të mërkurën. Te dyja koncertet e Beyoncé do të mbahen në “Friends Arena”, një stadium i përshtatshëm për evente të ndryshme, me një kapacitet akomodimi deri në 65 mijë persona.
Rikujtojmë se më 5 shkurt u mbajt ceremonia e 65-të e ndarjes së çmimeve Grammy që rezultoi të ishte një natë e veçantë, e mbushur me momente historike. Ngjarja e cila sivjet u zhvillua ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.
Ndër artistët më të shpërblyer të mbrëmjes ishte diva e muzikës botërore, Beyonce, e cila theu rekordin si artistja me më shumë çmime Grammy të fituara në histori. Megjithatë, Beyonce humbi fitoren e saj të parë të natës në “Grammy 2023” sepse ajo ishte e bllokuar në trafik. Diva e muzikës pop është përjetësuar në muzeun e “Madame Tussauds” në Berlin me një figurë të re dylli. 41-vjeçarja ishte e veshur me një minifustan me mëngë të gjata bardh e zi me çizme të ngjashme, një nga ansamblet e saj nga turneu i vitit 2018 “On The Run II” me bashkëshortin Jay-Z.
Të tjera
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...