Deputeti i LVV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin që po e kundërshton BE-ja
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 08 February 2023
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtje në dy kushtet nga gjithsej gjashtë sosh, që i ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bislimi gjatë një konference për media tha se cilat janë ato dy kushtet ku BE-ja ka paraqitur vërejtje mund t’i tregojë i dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak.
Por deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj në RTV Dukagjini ka zbuluar njërin prej këtyre kushteve që po i kundërshton BE-ja.
Sipas tij BE-ja po e kundërshton kushtin e reciprocitetit, që është parashtruar kryeministri Albin Kurti.
“LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit te jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë. Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën 2 shkurtit në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjashtë kushtet e Kurtit:
-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.
-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).
-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.
-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.
Ndryshe edhe deputeti i LVV-së Haki Abazi gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka zbërthyer disa nga procese të cilat e presin Kosovën pas zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Abazi tha se heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer si për procesin franko-gjerman edhe për çështje tjera.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...