Lajme

Kusari-Lila kërkon nga mediat të respektohet dita e zisë: Mos emitoni muzikë të zakonshme

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 08 February 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lula, ka kërkua nga radiot dhe televizionet që të emitojnë muzikë të zakonshme në kanalet e tyre.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë respektohet dita e zisë që është shpallur nga Presidentja Osmani në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

“Të nderuara media të Republikës tonë, Sot në vendin tonë është shpallur ditë zie nga Presidentja e Republikës, në nderim të mijëra viktimave të cilat kanë humbur jetën nga tërmeti i tmerrshëm i cili goditi Turqinë dhe Sirinë. Sot muzika e zakonshme nuk do të duhej të emitohej në kanalet tuaja të radios apo televizioneve. Një ditë ndryshe nga jeta jonë nuk është shumë për ata që nuk jetojnë më! Ju faleminderit në mirëkuptim!”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera