Reagon ish-drejtori i RTK-së: Ja në cilën odë të deputetit të VV-së u caktuan udhëheqësit e mediumit publik
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 01 February 2023
Ish-drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala përmes një postimi në Facebook ka kritikuar reagimet që po bëhen pas zgjedhjes së drejtorit të ri të televizionit të RTK-së, Rilind Gërvallës.
Shala, ka hedhur akuza se edhe vendimi që drejtor general i RTK-së, të jetë Shkumbin Ahmetxhekaj, është marrë në “oda të VV-së”.
“Krejt çasja që po bahet është e gabueshme! Po sulmohet biri para babës që ësbtë i zoti i shpisë!!! Drejtor Gjeneral (i zoti i shpisë) është Shkumbin Ahmetxhekaj e ’baba’ i tij është Besnik Boletini kryetar i Bordit. E ju kolegë të nderum e sulmoni Rilind Gërvallën! Kush e pruni Shkumbin Ahmetxhekajn në krye të RTK? A keni hulumtu? A e keni vet Flutra Kusarin për këtë punë? A e keni vet Vjosa Osmanin, përndryshe presidenten për këtë punë? Shkumbin Ahmetxhekaj është i dekretuar nga pushteti me qenë Drejtor Gjeneral. Edhe ne cilën odë e di ku është vendos që ai me qenë Drejtor Gjeneral? Edhe cili deputet ka qenë ‘veza’ (lidhja) që e ka kry këtë punë. E msit i kësaj pune ka qenë Driton Hetemi e Besnik Boletini në odën e një deputeti të VV.”, ka shkruar ai.
Tutje, Shala ka përmendur edhe vendimet e drejtorit general të RTK-së, në bazë të cilave janës larguar rreth 250 persona nga puna.
“Prandaj, kolegë të dashtun mos ju gjuni në qafë Rilindit se ai tek e fundit është Drejtor i TV e jo Drejtor Gjeneral dhe nuk i ka përgjegjësitë kryesore për RTK. Shkumbini bashkë me atë psikopatin dostin e tij Arsimin i kanë qit prej pune mbi 250 vet, kryesisht raste sociale, janë tu i terrorizu krejt punëtorët e RTK, kanë keqpërdorë me rreth 400 mijë euro me procedura të negociueme të prokurimit, e kanë humb pronën e RTK-së të dhurume prej Qeverisë prej 8h tokë afër Pallatit të Drejtësisë, kanë detyru punëtorët me fallsifiku dokumenta zyrtarë e shumë e shumë keqpërdorime tjera.”, ka shkruar Shala.
Shala, ka hedhur akuza edhe ndaj atyre që reaguan për zgjedhjen e Rilind Gërvalles si drejtor i televizionit, duke i quajtur emisarë politik të Vjosa Osmanit.
“Rilindi ka mujt me qenë aktivist po së paku i sinqertë, e klani Shkumbin, Arsim, Flutra Kusari, Festim Kabashi e Gentiana Begolli përveç që janë emisarë politikë të Vjosa Osmanit janë edhe akterët kryesorë të shkatërrimit të RTK-së! Rilindi është njeri para së gjithash! Bindjet e tij politike i përkasin vetëm atij!”, ka shkruar ai.
Gjatë ditës së djeshme u bë përzgjedhja e drejtorit të televizionit të RTK-së, Rilind Gërvallës. Për këtë pat reagim të shumta, pasi që i njëjti ishte aktivist i partisë në pushtet.
Të tjera
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Vdes një person pas një vetëaksidenti në Qungur të Pejës
Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës...
-
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Viva Fresh sjell revolucion në blerje me programin XL, duke ofruar 10% zbritj...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka theksuar një atmosferë t...