Lajme

Kurti mburret me raportin e Transparency International: Lufta jonë antikorrupsion po jep rezultat

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 31 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret me raportin e Transparency International, mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Kurti thotë se ky raport, konfirmon se reformat e qeverisjes së tij, po funksionojnë, anise lufta antikorrupsion, kishte ngecur për gati një dekadë.

”Lufta jonë antikorrupsion vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera