Lajme

Ambasada italiane: Krijimi i Asociacionit nuk cenon kushtetutën dhe sovarnitetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 31 January 2023

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar sot se angazhimi i Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës dhe as nuk kërcënon sovranitetin e saj.

Siç tha Ambasada e Italisë në Twitter, me formimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë një hap kyç në ndërtimin e së ardhmes së saj.

“Me zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit, Kosova do të bëjë një hap kyç në ndërtimin e të ardhmes së saj si një vend multietnik, i integruar në strukturat euroatlantike”, theksoi Ambasada Italiane, duke mbështetur mesazhet e paraqitura për Asociacionin nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schole dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy