Takimi i Lajçak me Albares, Spanja: Kosovën s’e njohim, kemi qasje konstruktive për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 27 January 2023
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas vizitës që kishte zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd i shoqëruar nga Escobar dhe këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit, kishte vazhduar aktivitetin e tij diplomatik duke takuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Më 23 janar, Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me kreun e diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për përpjekjet e BE-së sa i përket arritjes së një marrëveshjeje.
Por a ka kërkuar Lajçak që Spanja të ndërrojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë kanë folur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.
Zëdhënësja e MPJ-së së Spanjës, Elena Aljarilla Cortezón, ka thënë se në këtë takim Lajçak e ka informuar kryediplomatin spanjoll me përpjekjet e BE-së për dialogun dhe për de-eskalimin e situatës.
Cortezon ka thënë se si gjithmonë, Spanja ka treguar përkrahje dhe ka përcjellë qasje konstruktive drejt një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.
“Në takim, Përfaqësuesi Special e informoi ministrin Albares për përpjekjet e tij për të promovuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të de-përshkallëzuar tensionet. Si gjithmonë, Spanja tregoi mbështetje për punën e Përfaqësuesit Special dhe përcolli një qëndrim konstruktiv drejt një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon për Gazetën Express.
Megjithatë ajo ka theksuar se Spanja si disa shtete të tjera të BE-së nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj sa i përket pavarësisë së Kosovës derisa potencon se Spanja konsideron se dialogu është rruga e vetme përpara drejt gjetjes së një zgjidhjeje afatgjate.
“Spanja, ashtu si shtetet e tjera të BE-së, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj të mosnjohjes për Kosovën dhe e konsideron dialogun Beograd-Prishtinë si të vetmen rrugë të mundshme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjes për territorin”, ka përfunduar ajo.
Lajçak përveç kryediplomatit spanjoll, ka takuar edhe atë të Sllovakisë, Qipros dhe emisaren e Greqisë për Ballkanin Perëndimor. Gjatë muajit janar BE, Washingtoni, Berlini dhe Parisi kanë shtuar aktivitetet e tyre me qëllim të arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Aktualisht në tavolinën e Kurtit dhe Vuçiqit është propozimi franko-gjerman, për të cilin Beogradi është deklaruar se e ka pranuar, ndërkohë Washingtoni i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti që ta bëjë një gjë të tillë.
Pika problematike vazhdon të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, meqë SHBA-ja dhe BE-ja inistojnë se Kosova duhet ta themelojë ndërkohë s’ka ende një qëndrim të qartë të Qeverisë së Kosovë për këtë çështje ani pse Lajçak pas takimit të fundit me Kuritn kishte deklaruar se “jemi pajtuar” se të gjitha marrëveshjet duhen zbatuar.
Të tjera
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...
-
KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cila...
-
Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike
Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim p...
-
Ku mbeti premtimi për Policinë e Kosovës? S’ka sigurime për mbrojtësit e sigurisë së vendit
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëta...
-
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca,...
-
Përfundon testimi i maturantëve, MASHT del me njoftim për datën e publikimit të rezultateve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka...
-
Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshica ka komentuar masat e BE-së...
-
Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Anto...
-
Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive
Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë ver...
-
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë...
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...