Lajme

Edhe kosovarët, pre e mashtrimeve nga interneti në emër të prostitucionit

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 25 January 2023

Euro Girls Escort është ueb faqe ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve seksuale, brenda së cilës janë të regjistruara mbi 50 llogari kosovare, të cilat ofrojnë shërbime seksuale që janë të ndaluara me ligj në Kosovë.

Megjithëse numri i këtyre llogarive po rritet çdo ditë, këto faqe online ofrojnë shërbime për të rritur, edhe pse qasje aty mund të kenë edhe të miturit.

Këto vajza, që kanë llogari aktive në Euro Girls Escorta, kanë çmime të ndryshme, ofrojnë shërbime të ndryshme individuale e grupore.

-Advertisement-

Kiks Kosova provon fatin dhe nis kontaktin me vajzat që lokacion e kanë Prishtinën dhe hotelet më me nam në kryeqytet, kontaktimi është i lehtë, pasi numri i telefonit është publik.

Ka dy forma të kontraktimit apo ofertave që ofrojnë këto vajza.

Mund të merresh vesh me to që në kuadër të shërbimeve seksuale të futen edhe shpenzimet e  hotelit, apo të paguash vetë shpenzimet e hotelit, të cilin mund ta zgjedhësh vetë dhe të paguash vetëm për orët me të.

150 euro për një orë kushton ofrimi i shërbimit seksual nga vajzat që prezantohen si profesioniste, çmimi rritet nga ora në orë, duke shkuar dhe mbi 600 euro, e nëse do të paguash edhe hotelin, çmimi atëherë dyfishohet.

Rezymeja e prezantimit të tyre jepet me detaje, performancat, pozitat e shërbimet seksuale që ato mund t’i ofrojnë dhe çmimi shkon duke u rritur varësisht se çfarë kërkon klienti.

Dhe normalisht një prezantim i detajuar i tyre ka bërë që shumë kosovarë të bien pre e mashtrimit, shpeshherë edhe pa marrë fare shërbimet e paguara, ata ua dërgojnë atyre kartelat bankare.

Kjo pasi është kusht paraprak dërgimi i komplet kartelës bankare me të gjitha të dhënat personale, para se të përfitosh shërbimet e prezantuara.

Të njëjtën metodë ata e praktikuan edhe me ekipin e Kiks Kosovës, pasi patëm fatin të merrnim një lidhje telefonike, pasi zakonisht komunikimi zhvillohet përmes formës së shkruar në whats up.

Dyshimet e tyre që ne jemi hetues policorë bënë që ajo të ndërpresë telefonatën, duke na referuar që të vazhdojmë komunikimin përmes mesazheve të shkruara.

Kërkesa ishte e prerë, që njëherë duhet të paguanim shumën e caktuar përmes Visa Card, Pay Pal, ose Bitcoin, e më pas vinin shërbimet.

Dhe Kiksi, në përpjekjen për të kuptuar më tepër, i kërkoi llogarinë në Pay Pal. Dhe ashtu ndodhi. Ajo dërgoi një llogari me emrin e Michael Joshua.

Viktima pati edhe nga Shqipëria, siç është ky person që kishte llogari në Opt Bank me seli në Tiranë dhe një tjetër me llogari në Tirana Bank.

Hulumtimi i Kiksit zbuloi poashtu se shumë llogari dërgojnë te një numër i vetëm telefoni.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera