Zogaj tregon se çfarë i thanë ish-krerët në Hagë: Kur të kthehemi, duam që UÇK-ja të jetë e lavdishme
Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 23 January 2023
Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka folur për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se kjo ka qenë një nga vizitat më të këndshme të tij duke e lidhur atë me faktin se të akuzuarit atje kishin një vullnet, gatishmëri dhe përgatitje shpirtërore për t’u ballafaquar me gjykimin.
Sipas Zogajt, të akuzuarit e kanë menduar edhe vdekjen në frontet e luftës, por që do të akuzoheshin pas 20 viteve, që kanë mbrojtur vendin e tyre nuk e kanë menduar.
“Ka qenë një prej vizitave më të këndshme të mia, të këndshme deri sa kam parë vullnetin e atyre burrave gatishmëri dhe përgatitjen e tyre shpirtërore të tyre për t’u ballafaquar edhe më këtë sfidë. Këta e kanë menduar edhe vdekjen në frontet e luftës, por nuk e kanë menduar që edhe pas 20 viteve të lirisë do të ballafaqohen me sfida të tilla të pa parashikuara dhe të pa imagjinuara”, tha ai.
Ai tha se në këtë proces ka shumë deklarata të fabrikuara kryesisht nga Serbia, por që sipas tij, ka deklarata edhe nga shqiptarët kundër drejtuesve të UÇK-së.
“Po e themi këtë sepse ky proces ka deklarata shumë të fabrikuara kryesisht nga Serbia, fatkeqësisht këtyre deklaratave të fabrikuara ju ka ndihmuar sigurisht edhe shumë shqiptarë të cilat të paktën nga shqiptarët nuk është pritur po megjithatë edhe këto ndodhi, si të çdo popull edhe te ne ka ndodhur. Ajo çka më ka pëlqyer më së shumti është përgatitja shpirtërore për tu ballafaquar edhe më këtë sfidë”, tha ai në një intervistë për EO.
Zogaj tha se nuk janë të vërteta fjalët se “ata nga Haga po dirigjojnë në Kosovë”, sipas tij, ata ishin të fokusuara vetëm në gjykimin e tyre.
Zogaj, po ashtu shtoi se gjatë përshëndetjes me ta, ata i kishin thënë “nuk është me rëndësi se kur do të kthehen, por me rëndësi është që kur të kthehen UÇK-ja të jetë ajo të cilën e kemi bërë, pra UÇK-ja e lavdishme”.
Të tjera
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...