Rozë

A është në krizë martesa e Adelina Tahiri?

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 16 January 2023

Martesa e Adelina Tahirit në krizë?

Këngëtarja Adelina Tahiri ishte mbrëmë një nga të ftuarat e “Zemër Luana”.

Adelina Tahiri ka realizuar pyetësorin për çështjet e zemrës, por përgjigjet e saj na kanë futur pak në dyshime.

-Advertisement-

Teksa tha se momenti më i keq që ka kaluar në marrëdhënien e saj me bashkëshortit ndoshta ishte tani.

Një nga pyetjet brenda zemrës ishte se ku do e puthte Adelina burrin e saj, duke iu drejtuar kamerës.

“Do ta puthja në faqe”, ka thënë ajo, teksa ka ndërhyrë Bes Kallaku duke e pyetur se çfarë është kjo përgjigje, pasi në faqe mund të puthet kushdo, madje Besi ka puthur Olsin në faqe.

Adelina ka vazhduar më tej të mbronte përgjigjen e saj duke thënë: “Unë i puth në faqe njerëzit që dua”.

Përgjigje e cila ka ngjallur mjaft kuriozitet, por edhe dyshime, se martesa e saj nuk është në momentin më të mirë.

Këtë e ka pohuar edhe ajo vet pas lojës duke thënë se nuk mund të thotë që është mirë kur nuk është dhe shtoi se e di që me deklaratat e saj do të bëhet lajm dhe ato mund të transformohen.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy