Edhe mediat kroate raportojnë për skandalin e Martin Berishaj
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 12 January 2023
Tabloidi kroat “Index.hr“, ndër më të lexuarit në Kroaci, ka raportuar të mërkurën për skandalin financiar në Slloveni ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili dyshohet se ka pranuar 600 mijë euro nga kompania energjetike sllovene GEN-I, dega në Beograd.
Në një intervistë për AP, gazetari nga mediumi online Prava, Luka Persh, tha se informacionet janë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë para nga Martin Berishaj për kampanjat e tyre të fundit elektorale.
Në një hulumtim të tij, ai zbuloi se nuk bëhet fjalë mijëra, as për qindra mijëra, por për miliona euro në një skemë të kësaj kompania e cila duke përdorur degët e veta nëpër Ballkan, kryesisht Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Shqipëri, ka shpërlarë para. Brenda skemës dhe si lojtar periferik ishte edhe Martin Berishaj.
Në një pjesë të shkrimit të tij, Persh shkruan se një shumë e caktuar parash nga ato që mori Berishaj, përfunduan në kampanjë elektorale në Kosovë, saktësisht tek Lëvizja Vetëvendosje dhe te Lista Guxo.
I pyetur nga Albanian Post, Persh deklaroi se aktualisht këto janë në nivel të informacioneve, por edhe interesimi i tij në këtë temë nuk ka të bëjë shumë me çfarë ka bërë Berishaj, por çfarë ka bërë kryeministri slloven, Robert Golob, për të cilin tha se është koka e kësaj skeme financiare ballkanike.
Çka publikoi gazeta sllovene Prava?
Media sllovene Prava ka publikuar të dhëna të fundit për transaksione të dyshimta dhe aty zbulohet se bëhet fjalë për afër 100 milionë euro të dërguara nga GEN-I në Slloveni si kompani qendrore në degë dhe filale të ndryshme si në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Shqipëri. Prava shkruan se kanë siguruar qasje në atë që ata i referohen si “kontabiliteti kreativ akrobatik i diskutueshëm i shitësit më të madh të energjisë elektrike GEN-I”.
“Ne pa dashje u vumë në dijeni për transaksionet e GEN-I në filialet e huaja në Sarajevë (BiH), Tiranë (Shqipëri) dhe Beograd (Serbi)”, shkruan mediumi.
“Kemi vënë re se në vitet 2015-2021 kanë transferuar gati 100 milionë euro në tre filialet e tyre të huaja. Nga këto, 60 milionë euro janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë për të paguar për zbatimin e operacionit bankar financimi i faturave. Në Shqipëri, me shumë gjasa e kanë mbuluar humbjen e filialit shqiptar me një operacion të dyfishtë financiar të kryer në vitin 2021”.
“Për këtë kanë shpenzuar 14 milionë euro! Më në fund, vijmë në GEN-I Beograd”.
Në vitin 2019 dhe 2020 GEN-I ka kryer disa transferta në vlerë prej disa milionë eurosh për qëllime të funksionimit të bankës së financimit të faturave në degën e saj në Beograd, thuhet në këtë shkrim të mediumit slloven.
Mediumi bën ndërlidhjen mes dërgesave të parave nga GEN-I në Slloveni për tek filialet në Beograd dhe më pas pagesat nga Beogardi direkt për në kompaninë e Martin Berishajt MB Consulting.
“Është veçanërisht e rëndësishme të shikoni datat. Siç e keni vënë re në të dhënat e mësipërme, të gjitha transaksionet nga GEN-I slloven në filialin serb në Beograd kanë ardhur në vitin 2019. Nga janari 2019 deri në shtator 2020, Martin Berishaj ka bërë disa tërheqje cash në shumën prej 600 mijë eurosh nga llogaria e kompanisë së tij MB Consulting”.
“Gjatë kësaj periudhe, kompania sllovene GEN-I ka transferuar 4 milionë e 183 mijë e 834 euro përmes transaksioneve me derivateve financiare nën etiketën financim ‘Fatura’ nga janari deri në dhjetor 2019. Ka shumë të ngjarë që një pjesë e parave të tërhequra të Martin Berishaj të ketë ardhur përmes remitancave sllovene gjatë kësaj periudhe”.
Mediumi Prava ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.
“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”, thuhet në tekstin e Prava.
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...